ITALI – Një avion luftarak amerikan ‘F16’ ka humbur kontaktet mbi ujërat e detit Adriatik mbrëmjen e ditës së hënë.

Avioni ishte me mision trajnimi mbi detin Adriatik, në bordin e të cilit gjendej vetëm piloti, ishte ngritur nga baza amerikane në Aviano. 

Rreth orës 20:00, pasi kishte raportuar për një problem, por të pa specifikuar, piloti humbi kontaktet me kullën e kontrollit në Ravenna.

Avioni është shpallur zyrtarisht i zhdukur. 

Pentagoni konfirmoi rënien e avionit ‘F16’ në ujërat e detit Adriatik, dhe mendohet se mund të ketë rënë në ujerat shqiptare ose ato kroate.