HAGE– Dragolub Ojdaniq është një ish-gjeneral në ushtrinë jugosllave dhe Ministër i Mbrojtjes në Republikën Federale Jugosllave. Sipas “The Hague Justice Portal” ai është akuzuar për një sërë krimesh si vrasje, persekutim, etj. Sot ai pranon krimet e bëra ndaj shqiptarëve.
Sipas po këtij portali, mes janarit dhe qershorit të vitit 1999 ai ka dëbuar nga trojet e tyre rreth 800 mijë kosovarë civilë. Edhe pse këto krime filluan të shqyrtoheshin në Gjykatën e Hagës që në 26 prill 2002, vetëm në 26 shkurt 2009 ai u shpall fajtor nga trupi gjykues.
Ai apeloi disa herë, por dënimi që iu dha ishte ‘heqje lirie për 15 vjet’. U deshën të kalonin 4 vjet që ish-gjenerali Ojdaniq të rrëfente fajësinë me vetëdije të plotë për padrejtësitë që u ka bërë shqiptarëve.
“Pranoj plotësisht të gjitha gjetjet në gjykim. E gjitha çfarë më mbetet është të shërbej synimin”,- ja thënë ai, bën të ditur “Kosova Times”.