MAQEDONI- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç do të nisë sot një vizitë dy ditore në Maqedoni.

Gjatë vizitës në Shkup, Daçiç do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kryeparlamentarin, Trajko Veljanovski.

Daçiç i shoqëruar edhe nga ministri serb i Drejtësisë, Nikola Selakovic do të marrë pjesë edhe në kremtimet e festës së madhe serbe “Sveti Sava”.

Ende nuk dihet se cila është tema kryesore e takimit mes Daçiç dhe holomogut të tij maqedonas Nikolla Gruevski.