POGRADEC- Në 22-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në qytetin e Pogradecit, ministri i Financave, Ridvan Bode ka deklaruar se kjo është një ditë e shënuar për forcën politike që sipas tij solli ndryshimin për shqiptarët. 

“Kjo është ditë e shënuar sepse është dita e pluralizmit politik.

Ne jemi ndryshimi, ndryshuam Shqipërinë në çdo cep të saj.

Zhvilluam këtë vend pasi e gjetëm vendin e tretë më të varfër në botë”, tha Bode. 

Sipas tij, ne jemi vendi me rritje ekonomike më të lartë.