ATHINE– Policia greke mësyn në një stacion metroje në Athinë duke i dhënë fund një greve 9-ditore të punonjësve të këtij sektori që kundërshtonin masat e ashpra anti-krizë.
Ndërhyrja u bë nën kushtet e një ligji në raste emergjencash. Policia kërcënoi punonjësit me arrestime në rast se nuk braktisnin grevën dhe të riktheheshin sërish nëpër vendet e tyre të punës.
Operacioni u ndërmor rreth orës 4 të mëngjesi të së premtes. Rreth 100 policë anti-protestë dhe shumë forca të tjera sigurie rrethuan ambientet ku mbahej greva e urisë. Policia njoftoi fillimisht për tre persona të arrestuar të cilët më pas u lanë të lirë.
Punonjësit u futën në grevë 9 ditë më parë për të kundërshtuar shkurtimet drastike të fondeve në këtë sektor që sheh t’u reduktojë ndjeshëm pagat në të ardhmen. Grevës së punonjësve të metrosë së Athinës, një ndër më të rejat në Europë, pritej që të premten t’i bashkoheshin edhe shoferët e autobusëve dhe punonjësit e hekurudhave.
Nuk dihet nëse pas kësaj ndërhyrje do të rinisë transporti në metronë e Athinës.