TIRANE – Lëvizja Rinore për Integrim ka promovuar sot iniciativën e saj më të re “Praktikat e punës në shërbim të studentëve”, takim në të cilin mori pjesë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij në tryezë, kryetari Meta theksoi se motoja “arsimim për punësim” është e domosdoshme, pasi formimi profesional duhet të jetë në funksion të tregut të punës.
Kreu i LSI-së theksoi si shumë të rëndësishme njohjen e praktikave të punës nga biznesi. Sipas Metës, duhet përmirësuar legjislacioni, në mënyrë që nisma të tilla të mos mbeten vetën në letër.
“Kjo është një iniciativë e LRI-së. Ne e mirëkuptojmë dhe e mbështesim, përderisa kjo përkon me lëvizjen tonë “arsimim për punësim”. Të realizohen memorandume e bashkëpunime që praktika e punës të njihet. Sfidë tjetër për çështjen e praktikave të punës ka të bëjë me formimin profesional në përgjithësi, i cili është një proces që nuk përfundon dhe gjithnjë ka nevojë për tu përditësuar me kërkesat dhe standardet e kohës”- u shpreh Meta.





