TIRANË-Ambasadori Amerikan, Alexandër Arvizu deklaroi se SHBA mbështet integrimin në strukturat euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, por apeloi kujdes për cështjet etnike. 

Pas një takimi që pati me kreun e FRD, Bamir Topi, Arvizu theksoi se pjesë e rëndësishme është dialogu, Prishtinë-Beograd. 
“SHBA, sikurse e dinë të gjithë që mbështesin anëtarësimin e vendeve në euroatlantik dhe nga të gjitha pjesët e lëvizshme është pjesa e dialogut Prishtinë-Beograd, prandaj është e rëndësishme ta mbajmë këtë në lëvizje në drejtimin pozitiv”. 

Sipas ambasadorit amerikan, interesi i shqiptarëve për mirqënien e shqiptarëve etnikë kthehet në rrezik për integrimin. Arvizu kërkon vetëpërmbajtje pasi përpara janë zgjedhjet. 
“Qartazi për njerëzit në Shqipëri ka vërtet interes për mirqënien e shqiptarëve, qoftë nëse jetojnë në Maqedoni, Kosovë, Preshevë a Maqedoni, por ana e kundërt e kësaj janë shqiptarët etnikë që jetojnë në këto zona. Ata shohin tek Tirana, qeveria politikë për udhëheqje. Ndaj është absolutisht kritike që tendos integrimin e Ballkanit Perëndimor të këtij projekti që ne të gjithë e mbështesim nga qeveria. Por gjithashtu dhe nga drejtuesit, prandaj është e rëndësishme që të mund t’i rezistohet tundimit vecanërisht në klimën e zgjedhjeve që keni përpara”.