TIRANE– Nënkryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka kërkuar mbledhjen e KQZ-së për të miratuar ndarjen e mandateve për zgjedhjet e 23 qershorit

“Kodi Zgjedhor parashikon që dy anëtarë të kërkojnë mbledhjen e KQZ-së.Vendimi i KQZ është i pavlefshëm, nuk jemi kundër ndarjes së mandateve. Sa herë ka zgjedhje bëhen përcaktimet e mandateve. Mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë me mbledhjen e kërkuar nga ne. Kuvendi me qëndrime antikushtetuese dhe po shkon drejt cënimit të procesit” theksoi Biba

Duke iu referuar mosmiratimit të ndarjes së mandateve në KQZ, Biba theksoi se refuzimi është bërë pasi anëtarët socialist kërkuan më shumë informacion për qarkun e Kukësit.

Ai ka deklaruar se ka punonjës policie që kanë hequr regjistrin e gjendjes civile drejt qarkut të Kukësit ndërsa ka kërkuar nga prokuroria të nisë hetimet për këtë çështje.

Nënkryetari i KQZ-së theksoi më tej se edhe pse shifrat në qarkun e Kukësit rezultojnë formalisht të sakta anëtarët socialistë do të votojnë ndarjen e mandateve.