TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) miratoi të enjten modelet e dokumenteve që do të përdoren nga Grupi i Numërimit(GN) dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor(KZAZ) për nxjerrjen e rezultateve në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. 

Në një mbledhje që zgjati vetëm dhjetë minuta, anëtarët e Komisionit miratuan pa debate vendimin e propozuar nga administrata zgjedhore, që përcakton modelet e dokumenteve që do të përdoren për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve, si nga GN-të dhe nga KZAZ-ja.