KOSOVE– Burime brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) kanë thanë për RTK-në se grupe të caktuara të serbëve kanë dëmtuar varret e tyre në Kosovë. Sipas të njëjtëve burime dëmtimi është një skenar i politikës serbe, për t'ua lënë fajin shqiptarëve, njësoj siç ka ndodhur në vitin 1981.

“Struktura të caktuara të sigurimit të Serbisë janë përfshirë direkt, ato kanë organizuar shkatërrimin e varrezave të serbëve në disa zona të Kosovës. Qëllimi i këtij skenari, sipas të njëjtëve burime, është që të zbehet dhe të dobësohet reagimi i ndërkombëtarëve kundër veprimit të xhandarmërisë së Serbisë me rastine heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë”, transmeton RTK-ja.