MITROVICE- Një 23 vjeçar është qëlluar me armë zjarri orët e para të mëngjesit të sotëm në Mitrovicë.
Ngjarja është shënuar në fshatin Lushtë të Mitrovicës viktima me inicialet B.O. ishte dërguar në qendrën emergjente spitalore të Mitrovicës, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri ndërsa ai ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes.