TIRANE– Partia Fryma e Re Demokratike ka ngushëlluar sot familjen e kreut të krimeve të Burrelit Musa Skura ndërsa ka theksuar se vdekja e tij është një lajm i keq për shtetin ligjor.
Në një deklaratë për shtyp, kreu i FRD-së Bamir Topi i ka bërë apel qeverisë të mbrojë jetën e uniformave të policisë.
“FRD është e shqetësuar sepse beson se goditja ndaj uniformave blu është sulm i hapur ndaj shtetit. Duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit si dhe kolegëve të tij i bëjmë thirrje qeverisë të kujdeset dhe të mbrojë jetën e njerëzve që i shërbejnë shtetin me përkushtim dhe profesionalizëm” ka theksuar Topi.
Kreu i krimeve të Burrelit Musa Skura ndërroi jetë në spitalin e Foggias në Itali, pasi nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të rënda.
Ai u qëllua në befasi nga disa trafikantë armësh, gjatë një operacioni policor të zhvilluar mbrëmjen e datës 13 janar, në vendin e quajtur “Përroi i Kecit”, në fshatin Suç të Matit.