Kryeministri Berisha ka vlerësuar kontributin e dhënë nga ish Presidenti Ibrahim Rugova. Në 7-vjetorin e vdekjes së presidentit, Berisha u shpreh se me forcën e ideve, Rugova u bë arkitekti i paravrësisë.
"Sa herë që i rikthehemi historisë së kombit, ne nuk do të mund të gjejmë vlerësim tjetër për presidentin Ibrahim Rugova. Me forcën e ideve, ai u bë arkitekti i pavarësisë. Një cështje për të cilën thuajse nuk flitej. Presidenti Rugova themeloi partinë e parë në ballkan. Krijoi pushtetin paralel të shqiptarëve si kundërshtim të regjimit të Miloshevicit. Kobtributi i tij është i jastëzakonshmë në ndërtimin e Kosovës së Pavarur. Në këtë datë të ndarjes së tij nga jeta shprehim edhe njëherë mirënjohjen ndaj këtij burri. Nga Skenderbeu e deri sot ai ishte Skënderbeu i dytë." u shpreh Berisha