TURQI– Kryeqyteti i Turqisë, Ankara po përpiqet të ulë ndjeshëm ndotjen e ajrit, për të respektuar parametrat e vendosura nga Bashkimi Europian.

Sipas bankës botërore, Stambolli është një nga shtatë qytetet më të ndotura në vend, ndërkohë që Ankaraja renditet e 26 nga 97 vende.

Por të dyja kanë kaluar kufijtë e pranueshëm të vendosura nga Organizata botërore e shëndetit.

Rreth 20 vjet më parë, shkollat dhe bizneset u mbyllën në kryeqytet si pasojë e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.

Iniciativat e qeverisë duke ndryshuar mënyrën e ngrohjes së banesave nga qymyri në gaz natyral, dhe duke zhvendosur fabrikat jashtë qytetit, por dhe ndërtimi i një metroje për të reduktuar emisionin e gazrave, ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Ankara.

Në vend ka 162 qendra kontrolli që masin nivelin e ndotjes.

Minibashkitë në Ankara shpërndajnë qymyr falas për të varfrit, i cili thuhet të jetë i një cilësie të ulët. Gjë që mendohet të jetë dhe një nga burimet kryesore për ndotjen e ajrit.