BEOGRAD – Ushtruesja e detyrës së shefes së misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Serbi, Paula Thiede, ka shprehur keqardhje për mosgjetjen e një kompromisi për zgjidhjen e çështjes së monumentit të UÇPMB-së në Luginën e Preshevës. 

“E kuptoj se vendimi i pranueshëm reciprokisht ishte afër arritjes.

Negociatat është dashur të vazhdojnë për gjetjen e zgjidhjes, që do të respektonte dëshirat e të dy komuniteteve, tha Paula Thiede. 

Ajo ka kërkuar “qetësi dhe atmosferë, në të cilën dialogu mund të ripërtërihet”.