Urdhrit të kryeministrit Berisha për tu "armatosur" të gjitë me Facebook pas hapjes së adresës zyrtare të kreut të qeverisë Sali Berisha, i janë përgjigjur pothuajse të gjithë ministrat.
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e ka hapur faqen e saj zyrtare në datën 9 janar të vitit 2013. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, duket se i kishte “paraprirë” këtij urdhri, pasi adresa e tij rezulton të jetë hapur që më 15 nëntor të viti 2012. Ndërsa ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo, duket se ia ka ndjerë “benefitet” Facebookut që më 30 shtator të vitit 2010 dhe në profilin e tij janë publikuar takimet elektorale në qarkun e Beratit.
Sipas gazetës Panorama, adresat e ministrave duket se janë riaktivizuar nga urdhri i fundit i shefit të qeverisë, i cili u kërkoi që t’u përgjigjen qytetarëve, pasi nga hulumtimet rezultojnë të jenë përdorur dhe në fushatën për zgjedhjet vendore. I vetmi nga ministrat që nuk është “pajisur” me adresë në Facebook është Arben Imami.