TIRANE – Partia Republikane zhvilloi konferencën e degës së Paskuqanit, ku kreu i saj Ylli Shehu theksoi gatishmërinë e strukturave të PR-së Kamzë në prag të zgjedhjeve lokale dhe rikonfirmoi mbështetjen e simpatizantëve në këtë zonë.
Kryetari i PR-së Fatmir Mediu, theksoi rëndësinë që ka vendosja e interesit kombëtar mbi atë partiak, duke ju kthyer 100-vjetorit të sapo festuar të Pavarësisë, si moment reflektimi mbarëkombëtar, që klasa politike të kuptojë drejt përgjegjësitë kombëtare.
"Shqiptarët nga çdo trevë u mblodhën për të treguar se shqiptarët janë një dhe të bashkuar, në të shkuarën dhe te ardhmen e tyre Evropiane. Ky 100-vjetor duhet të kthehet në një moment i një reflektimi të thellë politik, shoqëror dhe kombëtar", tha Mediu.
Ai theksoi se të zgjedhurit janë për t’u shërbyer njerëzve të thjeshtë, të dëgjojmë me vëmendje zërin e tyre.
"Politika nuk është të kontrollosh por t’i japësh mundësinë çdo individi sidomos të rinjve të bëhen pjesë e saj. Si klasë politike, të kuptojmë se marrëdhëniet tona në NATO dhe perspektiva jonë Evropiane janë rrugët e vetme qe i japin vlerë jetës së çdo shqiptari ne Paskuqan, Tiranë, Prishtinë, Preshevë, Shkup, Tuz apo Çamëri", tha ai.
Gjithashtu kryetari i PR-së u ndal dhe në çështjen kombëtare, duke theksuar se nacionalizmi folklorik dhe sharlatanizmi apo banalizimi i çështjes tonë kombëtare do të na bënte të humbasim orientimin me vetë shqiptarët dhe partneret tanë.
"Banalizimi me retorike boshe demagogjike, konfliktuale do te bënte që shqiptaret nga faktor stabiliteti të ktheheshin në problem mes vetvetes, dhe të pavërtetë, në ato qe kemi bere dhe jemi vlerësuar", tha ai mes të tjerave.
Mediu theksoi si moment shumë delikat në historinë e kombit tonë, gatishmërinë e BE për të na hapur dyert, si përplasjen me murin bllokues të vendosur nga PS me anë të mos votimit të tre ligjeve të kërkuara me ngulm nga ndërkombëtarët.