TIRANE– Partia Sociaslite mbledh për herë të parë në këtë vit elektoral Kryesinë për të diskutuar për fushatën zgjedhore dhe strategjinë për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit.
Kryesia do te diskutojë organizimin e strukturave dhe strategjine e komunikimit me qytetaret deri në diten e zgjedhjeve.
Një pjesë e rëndësishme e organizimit është edhe censusi i brendshëm për regjistrimin dhe identifikimin e votuesve që përfshin kontaktin e drejtpërdrejtë me çdo votues dhe përgatitjen e listave të detajuara me njerëzit që do të votojnë në 23 qershor.
Në lidhje me censusin, Kryesia pritet të përcaktojë edhe detajet se si do të përgatiten tabelat me rezultatet e këtij verifikimi derë më derë të çdo votuesi, të çdo emigranti por dhe të mundësisë së organizimit të kthimit të tyre për të votuar.
Forumi i lartë socialist do te diskutojë edhe organizimin e shtabeve elektorale dhe strukturën e tyre nga selia qëndrore tek çdo qendër votimi.
Në rendin e ditës, parashikohet që kryesia të marrë një vendim për qëndrimin e deputetëve socialistë në lidhje me ndarjen e mandateve, por edhe të diskutoje organizimin e PS-së për 2-vjetorin e demonstratës se 21 janarit ku humbën jetën 4 prostestues.
Mbledhja e Kryesisë i paraprin Asamblesë Kombetare, e cila do të mblidhet në 25 janar .