GRAMSH- Fryma e Re Demokratike zyrtarizmi sot degën e saj në Gramsh.
Kreu i kësaj partie Bamir Topi ka kritikuar partitë politike shqiptare, teksa nuk ka kursyer edhe sulmet ndaj ish-partisë së tij Partisë Demokratike duke kërkuar nga mbështetësit që më 23 qershor ta rrëzojnë nga pushteti.
“FRD në skenën politike për zhdukjen e mashtrimit të politikës. Berisha i kthyer në diktator, PD i ka mbetur vetëm emri. Qëndron në fuqi se ka opozitë të dobët”, tha Topi.
Nismëtari i FRD-së, njëherësh nenkryetari i saj Gazmend Oketa gjatë fjalës së tij tha se "Në Qershor kjo qeveri do përfundojë jo në Lanë, por në det".
Teksa vetëm pak muaj nda ndajnë nga zgjedhjet parlamentare Topi bëri thirrje që KQZ të mos përdoret, duke kërkuar që ajo të ushtrojë detyrën, teksa paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim FRD do të bëjë prezente emërimet nepotike në polici dhe ushtri.