Dikur një trafikant droge, sot 30 vjet më vonë një piktor i suksesshëm, i cili ekspozon në një galeri në Romë historinë e ish-mafiozit Gaspare Mutolo.
Mutolo, 72 vjeç, është një emër tepër i lakuar në Itali. Ai ka qenë organizator rrëmbimesh, trafikant droge dhe vrasës me pagesë për llogari të bosit mafioz, Toto Riina.
Por që nga viti 1991, ai ndryshoi krejtësisht mënyrën e jetesës dhe u bë një “mafioz i penduar” duke vendosur që të bashkëpunonte me Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, të cilët më pas humbën jetën.
“Piktura e ka ndihmuar moralisht, më pas ai vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë”, deklaroi Marco Dionisi, drejtor i galerisë “Baccina 66″, ku paraqiten rreth 30 vepra të ish-mafiozit.
Në pikturat e tij vihet re vizioni i tij nostalgjik për Palermon, me banesa ku dominojnë e kuqja, e gjelbërta apo e verdha.
Në sfond duket shpesh herë mali Pellegrino, që i kujton fëmijërinë. Mutolo jeton aktualisht në një vend të fshehtë nën mbikëqyrjen e veçantë për të “penduarit e mafias”.