MAQEDONI- Tetë raste të reja të infektuar nga virusi H1N1 apo i ashtuquajtur gripi i derrit janë regjistruar në Maqedoni.
Nga Instituti për Shëndetësi Publike javën e fundit janë izoluar edhe 11 raste të reja të gripit sezonal, tek pacientët që ishin pranuar me simptoma më të rënda, transmeton INA
Tek tetë prej tyre është detektuar prania e gripit H1N1 apo i njohur si gripi i derrit.
Nga Ky Institut kanë theksuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat për të përballuar çdo valë të re të viruseve, përfshirë edhe viruset më të rënda dhe ato vdekjeprurëse.