TIRANE – Partia Demokratike reagoi sot në lidhje me deklaratat e bashkëshortes së kryetarit të PS-së Edi Rama, mbrëmjen e së enjtes në një intervistë televizive. Përmes zëdhënëses Laura Vorpsi, PD deklaroi se zonja Rama nuk sqaroi origjinën e 100 milionë lekëve të kredisë pa interes dhe gënjeu në lidhje me pallatin.
“Jam sot para jush së pari për të falenderuar znj. Rama për pohimin e saj për bashkëpunimin me Barjabën dhe sqarimin që bëri për personin që i ka dhënë 100 milion lekë, megjithëse ne si tironca, nuk ia japim borxh motrës me akt noterial. Opinionit që priste transparence, ajo i tha që 1 milionë eurot e ndërtimit prej 900 metrash katrorë të pallatit, janë para të xhaxhait pensionist dhe të vëllait të vetëpunësuar. Po kështu, znj. Rama, nuk tha asgjë si është paguar firma e ndërtimit të pallatit dhe nuk përmendi ndonjëherë fjalët faturë, banka apo tatime, por foli vetëm për para’ gjaku duke ngritur kështu më shumë pyetje të reja rreth burimit të financimit të pallatit prej 900 m katrorë sipërfaqe ndërtimi dhe kredisë 100 milionëshe që i ka dhënë së motrës.”- u shpreh Vorpsi.
Sipas PD-së, kreu i selisë rozë e bëri bashkëshorten e tij kurbanin e radhës.
“Mbrëmë në dallim nga i shoqi znj. Rama, tha se z. Rama nuk është i pastrehë, por i pëlqen të flejë tek shokët dhe na sqaroi se pse janë të varfër 80 % e qytetarëve të vendit kur u shpreh se çifti Rama ishin një familje me të ardhura mesatare, pasi ajo merrte 5 milionë lekë në muaj dhe i shoqi rrogën e punës, pra sipas tyre ata që marrin nën 7 milionë lekë në muaj, qenkan të varfër. Partia Demokratike sheh vërtetë keqardhje për faktin se z. Rama në një akt burracaku bëri mbrëmë kurbanin e radhës, gruan e tij të cilën e nxori për ta mbrojtur, ndërkohë që të gjithë e dinë se dy lejet e pallatit pajë të ndërtuar në lulishten mes pallateve janë firmosur jo nga Linda por nga Edi Rama.”- u shpreh zë2dhënësja e PD-së.
Partia Demokratike i bën thirrje Ramës të bëjë publike të gjitha faturat e pallatit dhe firmën që e ka ndërtuar atë.
“Mbrëmë në dallim nga i shoqi znj. Rama, tha se z. Rama nuk është i pastrehë, por i pëlqen të flejë tek shokët dhe na sqaroi se pse janë të varfër 80 % e qytetarëve të vendit kur u shpreh se çifti Rama ishin një familje me të ardhura mesatare, pasi ajo merrte 5 milionë lekë në muaj dhe i shoqi rrogën e punës, pra sipas tyre ata që marrin nën 7 milionë lekë në muaj, qenkan të varfër. Sot, mediat e kontrolluara prej jush hoqën nga intervista e bashkëshortes suaj deklaratën e saj se vilën e re luksoze në një prej zonave më të kushtueshme të periferisë së Tiranës, po e ndërtoni me të ardhurat nga shitja e librit tuaj. Ndaj, ne po ua drejtojmë sërish këtë pyetje që shqiptarët të mësojnë se si mund të ndërtohet një vilë nga shitja e një libri.”- u shpreh Vorpsi.