TIRANE – Ditën e premte pritet që Ministria e Ekonomisë e drejtuar nga Edmond Haxhinasto të firmosë Marrëveshjen e Përkohshme midis Këshillit të Ministrave dhe kompanisë Trans Adriatic TAP AG, në lidhje me projektin e Gazsjellësit Trans- Adriatic Pipeline.
Kompania Trans Adriatic TAP AG do të përfaqësohet nga Drejtori i Përgjithshëm i kësaj kompanie, Kjetil Tungland. Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në ambientet e METE-s në orën 12:30.
Projekti vlerësohet si një ndër më të rëndësishmit për vendin tonë dhe gjithë rajonin.