Në Partinë Demokratike ka pasur dhe ka njerëz që janë vlersuar pa merita, por asnjëherë mungesë lirie për tu shprehur. Kështu ka konstatuar deputeti i PD njëherësh nënkryetar i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj. Shembulli më i gjallë i kësaj historie sipas tij është vetë ish-Presidenti, aktualisht kryetar i FRD-së Bamir Topi, e që në bindjen e tij i gjithë vlerësimi ndaj figurës së tij nuk kishte në bazë meritën, por u pa si një përfaqësues i familjeve të vjetra tiranase.
“Zoti. Topi s'ka qenë ndonjëherë ndonjë figurë shumë aktive, nuk i marrë ato vlerësime në bazë meritash, ai është vlerësuar si tirons, për t’iu dhënë tiranasve të vjetër një përfaqësues u ngrit në atë nivel. Ska marrë asgjë për meritë personale. Ka edhe sot në PD njerëz që nuk janë vlerësuar për merita që kanë. Pretendimi se mungon hapësira brenda PD është justifikim, mund të ketë debate, përplasje të ndryshme por smund të thotë kurrë njeri që është ndaluar të shprehë mendimin, këta që ankohen në fakt janë ata që skanë folur kurrë, ndryshe nga ne të tjerët. Askujt smund ti pëlqejnë përplasjet, edhe Berishës mund të mos i pëlqejë ta kundërshtojnë në një ide por smund të konstatohen dënime lidhur me këtë fakt, me përjashtim të dënimit të Bamir Topit, që e dënuam duke e bërë President” tha Paloka.
Nëse zoti. Topi sëbashku me partinë që drejton dotë jetë një kërcënim për PD në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Paloka shprehet ekziston mundësia të marrë rreth vetes të pakënaqurit, por më e kërcënuar sipas tij mbetet vetë PS, e cila më së paku sdo të ketë një votë të Topit si në zgjedhjet 2011.
“ FRD është fenomen i përsëritur, nuk është rasti i parë që njerëz që i ka rritur PD dhe Sali Berisha në ndonjë rast edhe me të padrejtë kur e ndjejnë veten të rritur largohen. S’pres të sulmojë Ramën sepse e ka votuar. Mund të ndodhë që të pakënaqurit të mblidhen rreth tij, por sa më shumë kuptohet roli i kësaj partie në elektorat aq më tepër do largohen prej tij. Nga Topi s’kemi rrezik, do jetë PS që do humbasë nga futja e Topit në lojë.Votën pro që kishte Rama në 2011 jam i sigurtë që sdo e ketë, se do votojë për vete”deklaroi ai.
Ndërkaq deputeti Paloka komentoi ashpërsimin e toneve mes palëve dhe akuzat e ndërsjellta personale PD-PS, që sipast tij sado në dukje të njëjta, janë dy gjëra krejt të ndryshme.
“Normalisht duke u afruar pjesa zyrtare e fushatës edhe tonet do rriten dhe fushata do intesifikohet.Nga PD skemi të bëjmë me sulme personale, janë disa pyetje për të cilat kërkojmë përgjigje. Krejt e kundërta nga ana tjetër ku kemi të bëjmë me sulme shpifëse ndaj familjarëve të Kryeministrit. Por këtu gjërat janë të qarta, shpifet për pasuri të deklaruar, ndërsa në anën tjetër skemi asnjë përgjigje.Rama nuk po jep përgjigje, deri sa të gjejë gënjeshtrën dhe duket se është e madhe deri sa kërkon kaq kohë për ta bërë. PS kërkon të paraqesë para shqiptarëve të gjithë politikanët sikur janë njësoj. Është pasuria në bazë të punës, e gjitha e deklaruar e fëmijëve të Kryeministrit dhe sekretet e Ramës që do të zbulohen në vazhdim” u shpreh Paloka.
Nëse kjo situatë është mungesë alernativash nga dy kampet apo mbetet më efikase si mënyrë veprimi, Paloka e quan thjesht përsëritje historie.
“Duket sikur po përsëritet historia, dyshoj që edhe këtë radhe PS të vijë me një ofertë.Edhe në 2009 ishte e njëjta histori. PD është parti që cdo zgjedhje ka paraqitur programe të detajuara, reale që janë bindëse edhe për qyetarët. Edhe këtë radhë vimë me program për tu kërkuar votën qyetarëve jo për atë që kemi bërë, por atë që do bëjmë. Nuk ka gjëra që sjanë bërë, i vetmi mosrealizim i bërë që përsërit Rama është stadiumi dhe pse jo për faj të qevrisë, por edhe nëse do të ishte ky nuk besoj se kjo është ajo gjëja madhore që do të bëjë shqiptarët të mos votojnë PD. E gjithë c’është premtuar nga PD është lehtësisht e verifikueshme, 99% e premtimeve janë mbajtur. Akuzat e PS janë pjesë e showt. Korrupsioni smatet as me kg, as me metra. Po flasim për gjërat që maten, korrupsioni përceptohet nga njerëzit por mbetet teorik. Është bërë një luftë e madhe ndaj tij jo vetëm me hartimin e ligjeve, por dhe me inisiatava direkte”.
Pavarësisht euforizmit dhe deklaratave të forta në dukje, Paloka vlerëson se kampi rozë dhe në mënyrë të vecantë lideri i saj Rama nuk ka bindje në vetvete për fitoren e zgjedhjeve të qershorit. Këtë fakt ai e lidh me strategjinë e vazhdueshme të bllokimit, në mënyrë të vecantë pengimin e punës së KQZ.
“Vetëm bindje nuk ka tek Rama se do të fitojë zgjedhjet. Të gjitha qëndrimet e tij e thonë këtë, si ai ndaj KQZ. Po përpiqet të heqë përgjegjësinë ndaj humbjes së radhës, sesa të ketë bindje se do të fitojë. Edhe Kreshnik Spahiu deklaron se do të fitojë zgjedhje. Është gjatë gjithë kohës duke bllokuar punën e KQZ që pa hyrë në pjesën politike.Një njëri që niset në fitore është krejt ndryshe, sic ishim ne në 2005” u shpreh Deputeti i PD.
Lidhur me aleancat parazgjedhore të PD, Edi Paloka deklaron se ky sistem e bën të nevojshëm një koalicion parazgjedhor, pasi sa më i madh të jetë koalicioni aq më i madh është dhe numri i votave. Ndërsa lidhur me qëndrimin e Kryeministrit Berisha për zgjerim majtas, përtej LSI, ai u shpreh se parimisht PD është e hapur për koalicione me cdo parti progresiste që është për integrimin e Shqipërisë, pavarësisht është e majtë, e djathtë apo e qëndrës, por kjo sdo të thotë se qëllimi i PD është të shkojë majtas.