TIRANË-Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Jemin Gjana i ftuar ne emisionin “Studio24” të gazetarit Denis Minga komentoi mbi sloganin dhe koalicionin e PD për zgjedhjet parlamentare më 23 Qershor.
I pyetur nëse LSI do të bëjë pjesë në koalicionin e djathtë, Gjana theksoi se kjo parti që aktualisht është pjesë e qeverisjes së djathtë do të ishte në interes të kësaj partie të qëndrontëe sërish në këtë koalicion.
“Ne jemi të vendosur për të patur koalicionin më të gjerë të mundshëm. Partitë që janë me PD pas 2001 e këtej, besoj se kështu do ecim edhe në këto zgjedhje. Edhe PDIU besoj se do jetë pjesë e koalicionit tonë. Interesat e LSI janë të shkojë në koalicionin e Partisë Demokratike. Një lokomotivë më e fuqishme sjelle më shumë. Nëse LSI do dalë më vete, duhet të deklarojë aleancën më përpara. Po kjo parti e ka provuar seriozitetin e qeverisë, të realizimit të asaj kontrate në bashkëqeverisje, nuk ka shance që votues të LSI, duke qenë në një koalicion me PD të shkojnë me PD, ka shance të sigurojë vota me PD. Koeficienti i sigurisë është shumë i lartë se koeficienti i fitores”, tha Gjana.
Më tej Gjana theksoi se cështja e koalicioneve nuk është e lehtë për asnjë parti.
“Koalicionet nuk janë të lehta, koalicionet duan vëmendje shumë të madhe. Por unë e kam konsideruar dhe vijoj ta konsideroj qeverisjen me LSI, ne nuk mund të qeverisnim vetë se po të kishim do e bënim. Sepse po ta vini re, pavarësisht profilit që kanë partitë e koalicionit, PR, Balli, ashtu edhe LSI, ato nuk kanë ndaluar ecurinë e qeverisjes”.
PD NUK DO KETE NEVOJE PER ALEANCE ME FRD E AK
Deputeti demokrat hodhi poshtë mundësinë që PD të bëjë koalicion me FRD dhe Aleancën Kuq e Zi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas Gjanës, Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk do të kenë nevojë për aleanca paszgjedhore me këto parti.
“FRD dhe Aleanca Kuq e Zi janë deklaruar si kundërshtarë të qeverisjes së kësaj mazhorance. Nuk besoj të lindin as nevojat e aleancave paszgjedhore. Unë nuk gjykoj sot për pas zgjedhjeve, por unë jam i sigurt se PD dhe aleatët e saj nuk do të kenë nevojën e tyre.”- u shpreh Gjana.
SLOGABNI
I pyetur se përse PD zgjodhi sloganin për zgjedhjet parlamentare “Ne jemi ndryshimi, Përpara!”, kur ka mbi 8 vite qeverisje dhe supozohet se ndryshimi është kryer, Gjana tha se “Ndryshimi do sjellë vëmendje tek shqiptarët për atë që nuk është realizuar nga reformat që kanë mbetur ende pa realizuar. Ne jemi ndryshimi se nëse krahasojmë situatën sot në vitin 2013 them se ka rezultate edhe më të prekshme. Kjo edhe nëse i referohemi krizës që pushtoi shumë vende dhe ne patëm progres”.