TIRANË-Kryeministri Sali Berisha ka festuar 22-vjetorin e themelimit të Partisë Demkoratike në Shkodër. Plot kënaqësi, kreu i qeverisë ka postuar në Facebook foto nga kjo ceremoni ku është takuar dhe përqafuar me shkodranët demokratë. Fotot janë shoqëruar me një tekst, ku Berisha mirënjohjen me të madhe ndaj qytetarëve të këtij qyteti.
Deklarata e plotë e Berishës në Facebook
“Në Shkodër, në entuziazmin e fitores! Dje festuam në Shkodër në mes të një entuziazmi të zjarrtë 22 vjetorin e themelimit te PD. Për mua ishte një rast për të shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj qytetarëve të këtij qyteti që për vlerat e lirisë dhe dinjitetit njerëzor sakrifikuan më shumë se kushdo tjetër në Europë, mijëra vite jetë të këputura dhe rini të rrënuara për të qëndruar të pamposhtur si viganë liberatorë ndaj regjimit hoxhist. Shkodra prej 22 vitesh është Rozafa e demokracisë në Shqipëri. Frymëzim i madh dhe krenari e veçantë është mbështetja e qytetarëve fisnikë të këtij qyteti për ne. Ata me shpirtin e tyre të lirë kanë më të kthjelltë se kushdo tjetër vizionin për të ardhmen. Ndaj edhe dje stadiumi i lojërave me dorë të qytetit "ngrihej" peshë nga qytetarët që festonin me sloganin e fitores sonë të 23 qershorit, por në variantin shkodran. Ne jemi ndryshimi – Përpara, Përpara, Përpara! – sb”.