EUROPE– Prodhimi industrial në zonën euro ra për të tretin muaj radhazi në nëntor. Treguesi i fundit është dëshmi e faktit se blloku i monedhës së përbashkët mbetet i zhytur në recension.
17 vendet e Eurozonës thanë sot se prodhimi industrial ra në përqindjen më të madhe në gati tre vjet në nëntor, me 0,3%. Analistët kishin parashikuar se ky prodhim do të përmirësohej disi.
Nga nëntori i vitit 2011 deri nëntorin e kaluar, prodhimi industrial në eurozonë ka rënë 3,7%.
Me shifrat e fundit për prodhimin industrial, ekspertët thonë se ekonomia e eurozonës ka të ngjarë të shënojë tremujorin e tretë radhazi të recensionit në tremujorin e fundit të 2012.
Zona euro është përballur me borxhin në rritje të disa vendeve që kanë vendosur masa shtrënguese për të kontrolluar shpenzimet. Gjatë viteve të fundit, eurozona ndihmoi Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë dhe tani po shqyrton një paketë ndihmash për Qipron.