TIRANE– Partia Socialiste ka depozituar sot në prokurorinë e Tiranës një denoncim për vendimin e qeverisë për të shitur katër hidrocentralet, atë të Ulzës, Shkopetit dhe Bistricës 1 e 2. Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi, i cili depozitoi padinë tha se, nisur nga ndryshimi i çmimeve rezulton se me shitjen e 4 HEC-eve interesave të shqiptarëve u është shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 100 ml euro.
“Hidrocentrali i Lanabregasit ju shit pushtetit vendor me një çmim prej 3 ml euro për 1 mega wat fuqi e instaluar, ndërsa Ulza, Shkopeti dhe Bistrica 1 e 2 ju shitën një kompanie private me një çmim prej 1.4 ml euro për 1 mega wat fuqi e instaluar.”- tha Shalsi.
Në të njëjtën kohë Shalsi tha se përveç denoncimit në prokurorinë e Tiranës nesër PS do t’u shpjegojë shqiptarëve faktet dhe të vërtetën e arsyes së shitjes së 4 HEC-eve.