TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla në vijim të denoncimit të pasurisë së familjes së kryeministrit Sali Berisha bëri publike disa email-e që Argita Berisha ka shkëmbyer me ambasadorin Zafar Anuar. 

Në një konferencë për shtyp Balla akuzon vajzën e kryeministrit se nëpërmjet njohjeve të babait të saj ka mashtruar me zyrën e saj të konsulencës investitorët e huaj në vendin tonë. 

“Sot ju bëjmë me dije korrespondencën mes Argita Berishës dhe ambasadorit të huaj Zafar Anuar. Po të lexojmë e-mail duket qartë dyshimet e biznesmenit. Në e-mailin e dytë, Argita shkruan: se më vjen keq që po ju vendos në në presion të tillë, por unë jam nën presion nga agjentët e tokave. Biznesmeni i huaj vjen për të takuar kryeministrin pastaj shkon në zyrën e konsulencën së vajzës së kryeministrit dhe pas faturave ndjehet i mashtruar pastaj ikën”,- tha Balla.