TIRANE – Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka reaguar sot përmes profilit të tij në Facebook për sloganin e zgjedhur nga Partia Demokratike për zgjedhjet e qershorit, “Ne jemi ndryshimi, përpara”.

Braçe shtron pyetjen se ‘ku përpara’, dhe më pas komenton se përpara është sipas tij vetëm gremina, në të cilën Berisha mund të shkojë i vetëm, pasi populli do ndryshimin.

“Jemi ndër të fundit në botë për nivelin e lartë të korrupsionit! Përpara po ku? Përpara është më keq. Jo Sali! S’ka përpara! Përpara është gremina! Ti mund të vazhdosh vetëm! Udhë të mbarë! Populli do ndryshimin menjëherë, tani. Ne do ta udhëheqim dhe materializojmë ndryshimin!”,- shkruan Braçe.