TIRANE – Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, deklaroi se gjatë vitit 2012 ka pasur progres të qenësishëm në të gjithë sektorët, por ai veçoi autostradën Tiranë-Elbasan si veprën më të rëndësishme në të cilën është investuar në vitin që lamë pas. Sa i takon kësaj vepre, Olldashi u shpreh se ka përfunduar 40 % e volumit të punimeve. 

Gjatë analizës vjetore të punës së kësaj ministrie, ministri Olldashi tha se investimi në infrastrukturën rrugore, i cili është edhe portofoli më i prekshëm, llogaritet 26.2 miliardë lekë. Sipas tij u investua në rreth 50 objekte. 

Një tjetër sektor, që sipas Olldashit, ka njohur investime dhe përmirësim në shërbimin ndaj qytetarëve është ai i ujësjellës-kanalizimeve. "Gjatë vitit 2012 janë investuar rreth 9.2 miliardë lekë në mbi 212 objekte, 85 prej të cilave kanë përfunduar", theksoi Olldashi. 

Ministri Olldashi nënvizoi se edhe strehimi u mbështet nga MPPT-ja. "Janë lidhur rreth 438 kontrata kredie të lehtësuara si dhe janë ndërtuar 922 apartamente sociale", tha ai. 

Në sektorin detar, ministri Olldashi cilësoi si arritje marrëveshjen me organizatën botërore të transportit detar për njohjen e dëshmive të marinarëve, ndërsa e konsideroi atë si mundësi për të gjithë ata për të punuar në tregjet e BE-së. 

Duke u ndalur në transportin ajror, Olldashi tha se certifikimi i ANTAS sipas standardeve të BE-së për një qiell të vetëm si dhe 5 standardeve të sistemit të integruar të cilësisë ISO, e bënë aktivitetin e saj të ketë një rritje cilësisht shumë të madhe. "Gjatë vitit 2012 u regjistruan nga ANTA 173 mijë mbikalime në hapësirën ajrore shqiptare, 20 mijë ulje e ngritje avionesh dhe mbi 1 milionë e 664 mijë pasagjerë", bëri të ditur Olldashi. 

Ministri analizoi punën edhe në sektorin hekurudhor, që sipas tij, arritja e marrëveshjes me Malin e Zi si dhe nisja e procedurave për modernizmin e linjës Tiranë-Durrës, janë dy arritje. 

Ministri bëri të ditur se janë legalizuar deri tani 87 100 objekte si dhe është shpërndarë fondi i kompensimit me vlerë 1 miliardë e 91 milionë lekë. "Në fund të këtij viti ne parashikojmë mbylljen e procesit të legalizimeve për të gjithë ndërtimet informale", d