TIRANE – “3 ligjet, presin votën e opozitës dhe do të vazhdojnë të jenë në rend të ditës në çdo seancë plenare, derisa opozita të vendosë të japë kontributin e saj si detyrim ndaj popullit që e ka votuar". 

Kështu është shprehur kryeparlamentarja Jozefina Topalli në një takim me senatorin Rene Van Der Linden, ish-President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe ish-President i Senatit të Hollandës. 

Sipas Topallit, bën të ditur njoftimi zyrtar i Kuvendit, "miratimi i 3 ligjeve nuk bëhet për qeverinë, por për qytetarët shqiptar dhe për projektin e tyre të integrimit në Bashkimin Evropian”.

Van der Linden, theksoi se mbështet dhe inkurajon hapat e Shqipërisë drejt antarësimit në BE.