TIRANË– Partia Socialiste ka rifilluar takimet intensive me sipërmarrësit e vegjël në Tiranë. Kryetari i kësaj partie, njëkohësisht deputeti socialist, Saimir Tahiri, i shoqëruar edhe nga drejtues vendorë të PS-së në Njësinë Bashkiake Nr.6 ka zhvilluar sot një seri takimesh me tregtarë dhe biznesmenë të vegjël, në Tregun Ushqimor të Qytetit të Nxënësve, i njohur ndryshe edhe si tregu i shitjes me shumicë. 

Në takimet e tyre me tregtarët, këta të fundit i janë ankuar deputetëve socialistë për rënien e fuqisë blerëse dhe fitimet mjaft të ulta. Nga ana tjetër tregtarët kanë ngritur shqetësimin edhe lidhur me pakënaqësitë që kanë me administratën tatimore, pasi sipas tyre megjithëse i kanë likujduar detyrimet janë penalizuar pa të drejtë nga inspektorët e tatim taksave.

Nga ana e tij deputeti socialist ka ripërsëritur vendosmërinë e PS për të hequr taksën e biznesit të vogël dhe për ta trajtojë këtë kategori të sipërmarrjes si një partner, që duhet përkrahur dhe jo një shtresë që i duhet marrë fryma me taksa dhe gjoba abuzive.