TIRANË- KQZ miratoi të martën me konsensus pr/vendimin që përcakton modelin dhe sasinë e kutive të materialeve zgjedhore që do të përdoren në zgjedhjet e 23 qershorit. 

Akti i propozuar nga administrata e KQZ-së parashikon që në zgjedhjet e ardhshme modeli i kutive të materialeve zgjedhore të jetë i unifikuar për të gjitha qendrat e votimit dhe i njëjtë me atë të përdorur që nga viti zgjedhjet e viti 2005. 

Sa i takon sasisë së tyre, aktualisht, KQZ disponon 3 mijë kuti të tilla, që rezultojnë të pamjaftueshme, ndaj dhe propozohet blerja e 3 mijë kutive të tjera, të nevojshme për procesin. 

Sipas kodit zgjedhor KQZ dërgon në selitë e KZAZ-ve, jo më vonë se tre ditë para datës së zgjedhjeve, materialet zgjedhore të ndara në kuti të veçanta për çdo qendër votimi. Këto kuti duhet të jenë të sigurta dhe të mbyllura me kode sigurie. 

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme KQZ po shqyrton dhe disa p/vendime të tjera, si ai për bojën matrikuluese, për modelin e kutisë së votimit