Avokati i Popullit, Igli Totozani ka prezantuar sot dy kandidaturat që i ka propozuar Parlamentit për pozicionin e Komisionerit pranë institucionit të Avokatit të Popullit. Kandidaturat janë dy juristët me aftësi të kufizuar, Ermir Kapedani dhe Ardjan Hysa.
Gjatë prezantimit të kandidaturave Totozani deklaroi se “nëpërmjet këtij propozimi ne synuam të zgjedhim së pari dy jurist të mirë nga aftësia e kufizuar, të cilët do të punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të qytetarëve duke sjellë në institucion sensibilitetin e këtij grupi shoqëror”.
“Ne dëshirojmë të kontribuojmë për një Shqipëri Europiane, të cilën gjëja më e vogël është pagesa dhe ideali më i lartë është përfshirja social-ekonomike, politike, kulturore etj. Në duam të kontribuojmë për një Shqipëri moderne, të vlerave të vërteta e të thella europiane, shembull për tu ndjekur në rajonin tonë, kundër tabuve dhe paragjykimeve. Ne dëshirojmë të japim jo vetëm një shans të barabartë për aftësinë e kufizuar, por edhe një shans për shoqërinë dhe vendin, për ekonominë, politikën dhe kulturën tonë, për të shfrytëzuar këtë capital njerëzor të pamatshëm dhe të nënvlerësuar deri tani. Ne dëshirojmë të zbatojmë Konventën e OKB-së “Për të drejtat e aftësisë së kufizuar”. Gjithashtu të luajmë rol të rëndësishëm në përmbushjen e Rekomandimit 11 për Shqipërinë”,- vijoi më tej Avokati i Popullit.
Dy kandidaturat e përzgjedhura janë:
Ermir Kapedani
I diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë (1996)
Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Administrim Biznes (2010- në vazhdim)
Eksperienca pune:
Drejtor projektesh me fokus në fushën e të drejtave të njeriut, kryesish të personave me aftësi të kufizuarArdjan Hysa
I diplomuar në Universitetin e Elbasanit , Dega Juridik (2001)
Eksperienca pune:
Ka marrë titullin Avokat pranë Dhomës së Avokatëve, Elbasan
Jurist pranë bashkisë Belsh, Qarku Elbasan (aktualisht i punësuar)
Aktiv në mbrojtjen e personave të kufizuar.