TIRANË- Kreu i LSI-së Ilir Meta i ka bërë apel partive politike në vend, vecanërisht PD-PS që të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit me qëllim votimin e 3 ligjeve para zgjedhjeve parlamentare të viti 2013. Gjatë fjalës përshëndetëse në mbledhjen e parë të kryesisë së LSI, Meta tha se do ishte e pafalshme nëse Shqipërisë i refuzohet sërish statusi i vendimit kandidat.
“Pasi besoj se nëse politika shqiptare do gjeje forcë janë mundësitë që tre ligjet te miratohen, që një frymë bashkëpunimi të rivendoset për cështje të rëndësishme dhe madhore dhe të bëhet përpjekje për të fituar statusin e vendit kandidat para se të fillojë gara elektorale pasi statusi mund të shtyhet në një mënyre jo te drejtë dhe do ishte një refuzim historik dhe i pafalshëm . Apel gjithë forcave, vecanërisht dy forcave PD-PS për të bërë gjithcka që mundet për të maksimizuar energjitë pozitive që kanë që vendi të ketë statusin e vendit kandidat para zgjedhjeve. Edhe ne do marrim përgjegjësitë, por është koha që gjithkush të marrë përgjegjësitë që i takojnë”, apeloi Meta.
Duke iu referuar zgjedhjeve të viti 2013, Meta i bëri thirrje anëtarëve të partisë të mos “mbërthehen” nga ethet e garës, teksa theksoi se LSI nuk do të bëhet palë me askënd sa i takon garantimit të kërkesave të qytetarëve. Meta shprehu kritika se politika mbetet deficitare në raport me kërkesat e publikut.
“Për ti shërbyer integrimit për të garantuar prosperitet për të gjithë shqiptarët dhe në këtë kontekst dua të nënvizoj vendosmërinë tonë për të mos u bërë palë me askënd për të qenë gjithmonë një alternative me kërkesa të larta ndaj qytetarëve tanë. Ne do jemi të angazhuar për të rritur standardet e komunikimit publik dhe politik dhe korrigjimit të plagëve të vjetra të politikës shqiptare. Sepse vetëm përmes frymës së bashkëpunimit Politika mbetet deficitare në raport me kërkesat e publikut. Është detyra jonë si lidershipi i LSI-së ti përgjigjemi gjithë atij entuziazmi pozitiv që solli konventa e LSI-së dhe të punojmë për objektivat e kësaj konvente”,- u shpreh Meta, teksa uroi anëtarët më të rinj të konventës.