TIRANË- Kreu i Lëvizjes Demokratike Kristiane, Nikollë Lesi, njëherësh zv/ministër i Kulturës, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të mbledhë në një tryezë të gjitha partitë që përbëjnë koalicionin. 

Sipas tij, çdo vonesë do të pakësonte shanset për të fituar zgjedhjet e qershorit. 

Nikollë Lesi ka thënë se LDK është një forcë që nuk pret të bëjë koalicion në minutat e fundit. 

Më herët, Lesi ka deklaruar se LDK ende nuk e ka vendosur se me kë nga forcat kryesore politike do rreshtohet në zgjedhje. Sipas tij do jetë Këshilli Kombëtar i LDK-së që do ta marrë këtë vendim më 1 shkurt.