TIRANË – Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj në një prononcim për mediat deklaron se forca politike që ai përfaqëson nuk do të hyjë në koalicion në zgjedhjet e 23 qershorit me LSI, PS dhe as PD. 

Me këtë deklaratë duket se Biberaj i është përgjigjur edhe ftesës së kryesocialistit Rama i cili dje në një konferencë në Tëiter ftoi FRD dhe AK për një koalicion në zgjedhje. 

Sipas Biberaj, FRD kërkon mbrojtjen e votës, prandaj shton se, pikërisht për këtë cështje mund edhe të diskutohet.