BERAT- Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naco ka deklaruar nga Berati ku mbajti një konferencë për shtyp se LSI nuk mund të bëjë koalicion me Partinë Socialiste, teksa vuri në dukje se kjo force politike do të dalë e vetme në zgjedhje. Sipas Nacos, reflektimi mbi funksionalitetin e koalicionin aktual do të vendosë fatin e LSI-së në zgjedhjet e vitit 2013.
“Ne, ose unë personalisht si sekretar politik për qarkun e Beratit, jam i bindur se LSI duhet të hyjë e vetme në zgjedhje. Ne nuk kemi bërë llogari numrash duke hyrë edhe të vetëm, pasi po të jetë për llogari numrash na intereson të bëjmë koalicion me PD-në ose PS-në.
Ne duhet të hyjmë të vetme për të parë dhe për tu ballafaquar me elektoratin, për të bërë një analizë 4 vjecare se cfarë kemi bërë dhe cfarë presin qytetarët nga ne. Pastaj janë forumet që vendosin nëse duhet të bëjmë koalicionet të tjera. Por unë e kam të pamundur të bëj koalicion mne parti që nuk voton ligjet themelore dhe na lëRë jashtë BE-së”, vlerësoi”, vlerësoi Naço.