KUKES- “Qytetarët shqiptar do të dinë të votojnë më 23 qershor. Ata do të votojnë për politikën që sjell demokratizimin e vendit Shqipërinë Europiane dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj”.
Këto kanë qenë deklarat e bëra nga ministri i brëndshëm Flamur Noka, i cili ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit do të fitohen gjërësisht nga Partia Demokratike dhe se shqiptarët do të rrëzojnë me votë të lirë e demokratike politikën bllokuese të Partisë Socialiste dhe neobllokmenëve të rinj me në krye Edvin Ramën.
“Pas 22 vitesh PD del ballë hapur para shqiptarëve në kërkim të mandatit të tretë, pasi ajo ka përmbushur me shumë sukses jo vetëm premtimet e saj elektorale por një pjesë të aspiratave të shqiptarëve për të qënë pjesë e familjes së madhe europiane.
Ministri Noka tha se Partia Socialiste do marrë ndëshkim për bllokimin procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian përmes mosvotimit të tre ligjeve që ishin vendosur edhe si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.
“PS dëshmon qartë që nuk vepron mbi bazën e interesave të shqiptarëve, por vetëm mbi bazën e urrejtjes, mllefit dhe interesave të kryetarit të saj. Ju jeni dëshmitarë të luftës që bëri Edvini rrugës së kombit dhe rrugës drejt integrimit. Do ta lëmë shumë shpejt në opozitë”, tha ai.
Këto deklarata ministri i Brëndshëm Flamur Noka i ka bërë gjatë një aktiviteti të organizuar nga dega lokale e Partisë Demokratike në përvjetorin e 22 të krijimit të saj.