Rënie e lehtë e numrit të të infektuarve me COVID-19 në Itali. Ministria e Shëndetësisë njofton, se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15.267 raste të reja, ndërsa 354 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.
Në të gjithë spitalet e shtetit fqinj ndodhen 243 pacientë në njësinë e kujdesit intensive. Aktualisht në të gjithë vendin janë 530,357 persona të infektuar, ndërsa të shëruar që prej fillimit të pandemisë janë 2.605,538 persona.
Kujtojmë se nga kjo e hënë e deri pas festës së Pashkëve është limituar qarkullimi i qytetarëve, baret dhe restorantet janë mbyllur dhe operojnë vetëm me shërbimin me dërgesa, ndërsa hapur mbesin supermarketet, furrat e bukës, farmacitë, stacionet e karburantit dhe disa aktivitete të tjera biznesi.
Shkollat janë mbyllur në të gjitha rajonet e konsideruara zona të kuqe, ndërsa në ato portokalli, mësimi zhvillohet me alternime. Sardenja përjashtohet nga të gjitha kufizimet e reja pasi konsiderohet zonë e bardhë.





