Aleanca Kuq e Zi ka protestuar ditën e shtunë pranë lulishtes ku prej dhjetra dekadash qëndrojnë stoike tre gjigandët e letrave shqipe, vëllezërit Frashëri. Protesta e Aleancës Kuq e Zi sëbashku me dhjetra qytetarë të Tiranës kundërshtuan planin urbanistik të Bashkisë së Tiranës i miratuar sëfundmi nga Këshlli Bashkiak i Tiranës.
Sipas AK ky plan parashikon ndër të tjera që lulishtja pranë busteve të vëllezërve Frashëri të shndërrohet në një pallat shumëkatësh, e kështu me rradhë disa nga sheshet më historike të kryeqytetit do të shndërrohen në pallatë shumëkatëshe të cilët do të bartin në terracën e tyre lulishtet e shkatërruar nga betoni në katin e parë.
Sekretari i Urbanistikës në Aleancën Kuq e Zi, në fjalën e tij theksoi se Plani Rregullues i Tiranës ka “xanun” cdo park të gjelbërt në kryeqytet duke treguar mizorinë dhe etjen për të betonizuar cdo hapësire të lirë të metropolit shqiptar.
Askush nuk guxoi të “shpronësonte” vëllezërit Frashëri deklaroi përfaqësuesiiI AK. Për Aleancën Kuq e Zi në Tiranë më shpejtë të mbërrin një picë se sa auto-ambulanca dhe me planin e ri rregullues më të shpejtë janë këmbësorët për të mbërritur në destinacion se sa zjarrëfikëset në vendngjarje.
Për AK vendosja e lulishteve mbi terracat e pallateve është një lajthitje urbane e planit urbanistik të miratuar nga Bashkia e Tiranës.