TIRANE – Kompania "CEZ Shpërndarje" duhet që t'i paguajë OST-së një faturë prej mbi 409 milionë lekësh.

Ky është vendimi më i fundit i Gjykatës së Tiranës, i shpallur më 31 dhjetor nga gjyqtari Ardian Kalia. 

Në fund të procesit, rezultoi e provuar se shoqëria OST sh.a ka lëshuar faturën me numër 237 për energjinë e transmetuar për CEZ-in për muajin nëntor 2012, por ajo nuk e ka paguar këtë detyrim monetar.

Gjykata shprehet se kërkesa pranohet referuar ligjit të vitit 2000, ku përcaktohet se "fatura tatimore e energjisë elektrike është titull ekzekutiv dhe ngarkohet zyra e përmbarimit për ekzekutimin e saj".