TIRANE – Presidenti Nishani ka reaguar pas publikimit të lajmit mbi mospagesën e taksës për makinën në vitin 2010. Përmes një deklarate zyrtare, kreu i shtetit shprehet se ka paguar rregullisht taksat për automjetin në fjalë deri në vitin 2011, kurse pas kësaj kohe, pra në 2012 automjeti ka kaluar për pronësi një tjetër personi.
Presidenti Nishani shprehet gjithashtu se për arsye objektive nuk e ka përdorur asnjëherë automjetin në fjalë. Gjithçka sipas kreut të shtetit është e faktuar përmes dokumentave që ai disponon.
Në listën zyrtare të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor rezulton se Presidenti Nishani është debitor pasi në vitin 2010 nuk ka paguar taksen për automjetin e tij me TR3885S.