TIRANË- Kreditë që Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare po merr për importin e energjisë kanë rimëkëmbur kreditimin. Të dhënat e fundit të Shoqatës së Bankave tregojnë se rënies së shënuar në muajin tetor, niveli i kredive që bankat kanë dhënë për qytetarët dhe bizneset është rritur sërish. 

Kështu, në nëntor niveli i kredive arriti në 577.9 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 3.1 miliardë lekë kundrejt muajit të mëparshëm dhe një rritje prej 25.4 miliardë lekë krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. 

Pjesa dërrmuese e kredive të dhëna kanë shkuar për Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare, për të siguruar importin e energjisë. Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, kreditë e dhëna për korpooratat arrijnë në 428.3 miliardë lekë, ndërsa huaja për bizneset e tjera vlerësohet në 149.5 miliardë. Ndërkaq KESH po bashkëpunon me bankat vendase për sigurimin e overdrafteve, një linjë kjo e kredisë, ndërkohë që qeveria ka garantuar dhënien e garancive që sistemi bankar të financoje Koorporatën Elektroenergjetike. Qeveria ka autorizuar KESH-in që deri në fund të muajit mars të sigurojë importin e energjisë për të furnizuar qytetarët me energji, duke marrë përsipër rolin e CEZ Shpërndarje. 

 

Ecuria e nivelit të kreditimit 

Nëntor 2012 577.9 mld lekë 
Rritja mujore 3.1 mld lekë 
Rritja vjetore 25.4 mld lekë 

 

Shpërndarja e kredive

Për koorporatat 428.3 mld lekë 
Bizneset e tjera 149.5 mld lekë