Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Kryesocialisti Rama ka këmbëngulur sërish se kryeministri Berisha ka kopjuar programin e Partisë Socialiste për një “Rlindje Shqiptare”.
“KM vazhdon kopjimin e programit tonë me heqjen e TVSH për makineritë e me sportin si urë bashkimi kombëtar… E inkurajoj të kopjojë më tej! Të heqë taksën e biznesit të vogël.
Të heqë akcizën e naftës bujqësore.Të pesëfishojë financimin për bujqësinë.Të akreditojë universitetet…” shkruan Rama.
Kreu i PS-së ka ironizuar deklaratat e kryeministrit duke theksuar të gjithë këto pika të programit të PS-së duhet të plotësohen deri në qershor pasi atëherë ai do të largohet nga pushteti.
“Të bëjë të paktën kaq deri në qershor kur me votën e një shumice dërrmuese ne do realizojmë pikën e programit për largimin e qeverisë” shkruan më tej Rama.