TIRANË-Aleanca Kuqezi ka reaguar sot ndaj deklaratës së partisë greke, Agimi i Artë ku përvec reagimit për kryepeshkopin Anastas Janullatos deklarohen një sërë fyerjesh për kombin shqiptar.
AK theksoi se është një parti që kërkon fqinjësi të mirë në rajon, por jo marrëdhënie me parti naziste që kërkojnë të shtrijnë metastazat në shtetin shqiptar.
Sipas Kuqezinjve, Agimi i Artë duhet ta fiksojë mirë se në Shqipëri do ti digjet toka nën këmbë dhe se teshtima e grekëve, maksimumi mund të trembë qeverinë e Berishës.
Madje, AK deklaron se do të përfshijë në axhendën partiake cështjen Came.