Karlie Kloss dhe Joshua Kushner janë prindërit më të rinj të show-bizit.

Kushner, 35 vjeç, postoi në një foto të porsalindurin e tyre të dielën me mbishkrimin, “mirëseardhe në botë “.

Kloss, 28 vjeçe, konfirmoi në nëntor se ishte shtatzënë.

Çifti, do të rrisin fëmijën e tyre në pasurinë prej  23.5 milion dollarë në Miami , vetëm disa minuta nga vëllai i Josh Jared Kushner dhe gruaja e tij Ivanka Trump.

Kushner dhe Kloss lidhën martesën në një ceremoni të vogël në tetor 2018 dhe më pas organizuan një ceremoni më të madhe në Wyoming, tetë muaj më vonë.