Pippa Middleton është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Lajmi u bë publik në dhjetor të vitit 2020. Ndërsa javën e kaluar, nëna e Pippa-s, Carole Middleton konfirmoi se vajza e saj e vogël ishte në pritje të ëmbël gjatë një interviste për revistën Good Housekeeping.
Daily Mail ka siguruar së fundmi fotot e para të Pippa Middleton me barkun e rrumbullakosur. Ajo u kap nga aparatët e paparacëve teksa shëtiste të birin 2-vjeçar, Arthur, me skuter në Londër këtë javë.
Motra 37-vjeçare e Kate Middleton kishte veshur xhinse të zeza të ngushta dhe atlete të bardha. Edhe pse mbante veshur një pallto të trashë sërish barku binte shumë në sy.Pippa dhe bashkëshorti i saj James Matthews u martuan në vitin 2017.





