KORCE- Viti 2013 është viti i fitores për të çuar më para ëndrrën europiane të shqiptarëve. Këtë mesazh ka përcjellë Ministri i Financave për banorët e Korçës, teksa ka marrë pjesë në aktivitetet e PD-së në këtë qytet në kaudër të festave të fundvitit.
Duke ndarë me simpatizantët korçarë por dhe gjithë shqiptarët urimin për një vit më të mbarë, ai vlerësoi se Shqipëria shënoi progres gjatë vitit 2012, megjithë vështirësitë që u përballëm.
Sipas Ministrit Bode, forca politike që përfaqëson ka alternativën e duhur për vendin, e që sipas tij i dha përgjigje situatave specifike që kaluam.
“Misioni ynë është një perspektivë dhe ecje e pandalshme për mirëqënien e shqiptarëve. Kundërshtari ynë ka alternativë bllokimin dhe shuarjen e shpresës për shqiptarët” theksoi ai.